Partizani pranë rikthimit të Bitrit, tentohet edhe ish-sulmuesi i Kukësit

schedule16:18 - 6 Janar, 2022

schedule 16:18 - 6 Janar, 2022

Skuadra e Partizanti po tregohet skuadra më aktive sa i përket afrimit të lojtarëve, teksa ka zhgënjyer fazën e parë të sezonit, kërkon që gjatë kësaj merkatoje të bëjë afrime cilësore që të bëjnë diferencën dhe të kthejnë Partizanin në vendet e para të tabelës së klasifikimit.

Sipas asaj që raportohet nga “Supersport”, Partizani kërkon të rikthejë në skuadër ish-mbrojtësin e kuq, Eneo Bitri.

25-vjeçari ka qenë pjesë e demave nga sezoni 2019-2021, ku shkëlqeu me paraqitjet e tij, ku i dhanë mundësinë të kalonte jashtë vendit, me mbrojtësin që zgjodhi Astanën.

Bisedimet mes palëve duket se janë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt mund të bëhet edhe zyrtarizimi i 25-vjeçarit si afrim i të kuqve.

Gjithashtu demat kanë hedhur sytë edhe nga ish-sulmuesi i skuadrës së Kukësit, Mirlind Daku, i cili është në pronësi të Osijek, raporton “Panorama Sport”.

Partizani ka filluar bisedimet me drejtuesit e skuadrës kroate për të gjetur një marrëveshje mes tyre për të marrë në huazim sulmuesin 24-vjeçar.

Lojtari nga Kosova gjatë këtij sezoni me fanellën e Osijekut në elitën e futbollit kroat është aktivizuar në total në 12 ndeshje ku ka arritur të shënojë dhe 3 gola. /f.a/abcnews.al