Policia e Pukës ka ndaluar e dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit në Pukë, Petrit Biba. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 8 Shkurtit, ndërsa në pranga ka rënë 25-vjeçari nga Tirana me iniciale E.D.
Ai ishte në kërkim nga autoritetet, ndërkohë që mësohet se ai është ndaluar mbrëmjen e së shtunës. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia.
Viktima dhe autori kanë qenë duke luajtur me pistoletë dhe arma u shkrep duke lënë të vdekur 30-vjeçarin. Viktima mbeti fillimisht i plagosur, por ndërroi jetë në spital. /abcnews.al