“Në evropian do të flasim shqip”, kampioni Briken Calja rrëfen betejën për në botëror: Rrezikova jetën

schedule10:20 - 6 Janar, 2022

schedule 10:20 - 6 Janar, 2022

Briken Çalja ka arritur një rezultat historik pasi u shpall kampion bote në peshëngritje në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. Ai arriti të ngrejë 156 kg me stilin e shkëputjes duke kaluar rivalin tajlandez. Gjithashtu, ai u shpall dhe nën kampion në stilin e shtytjes dhe dy garësh.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, bashkë me Elez Gjokën, President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, folën dhe për vështirësitë me të cilat ai u përball para nisjes së kampionatit, duke rrezikuar dhe jetën. “Jo më larg se para se të shkoja, isha në dilemë për të marrë pjesë.

Analizat muskulare ishin në nivel maksimal ishte thuajse e pamundur. Nëse vazhdonte deri në disa ditë, do të isha larg kampionatit dhe fatmirësisht dhanë rezultate mjekimet. Rrezikoja dhe jetën.

Plazma muskulare nuk lejon që të hapen muskujt dhe kishte vajtur në ekstrem. Isha në dilemë sepse bëhej fjalë për jetën time.”, tha ai. Ai më tej shtoi se tashmë synon kampionatin evropian duke premtuar rezultate të mira.

/abcnews.al