Humbin dy adoleshente në Tiranë, kujdestarët dhe familja japin alarmin

schedule11:22 - 6 Janar, 2022

schedule 11:22 - 6 Janar, 2022

TIRANË-2 vajza të moshës 17 dhe 18 vjeç kanë braktisur strehën e tyre. Njëra është një 17 vjeçare e strehuar në fshatin SOS. Ka qenë një punonjëse e “SOS” ajo që ka bërë kallëzim në polici për largimin e 17 vjeçares.

“Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.

Nga shtëpia është larguar edhe një 18 vjeçare dhe denoncimin e ka bërë nëna e saj.

“Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”. Ende nuk dihet nëse vajzat janë larguar me dëshirë apo janë rrëmbyer. Vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë; – S. K., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. K., 30 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Autostrada”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – M. D., 42 vjeç dhe E. F., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Më datë 05.01.2022, shtetasja S. Q., 33 vjeçe, ka kallëzuar se në rrugën “Joklin Persi”, i kanë vjedhur mjetin tip “BMW”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. be.k/abcnews.al