VIDEO/ Plagosja në Vlorë, si e dogjën autorët “Audi Q7” në kodrën e ullinjve për të zhdukur gjurmët

schedule10:34 - 6 Janar, 2022

schedule 10:34 - 6 Janar, 2022

ABC ka siguruar pamje nga kodrat e fshatit Trevllazër në Vlorë ku është gjetur i djegur “Audi Q7” i autorëve që një natë më parë plagosën me armë zjarri 37-vjeçarin Diego Hanaj. Brenda automjetit janë gjetur edhe dy krehëra me fishekë.  Autorët kanë zgjedhur një kodër me ullishte për të zhdukur gjurmët dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Në vendin e ngjarjes ka 6 kamera sigurie dhe policia këqyr pamjet filmike të marra prej tyre. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar 8 persona. Mësohet se ata kanë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe janë pyetur nëse kanë parë ndonjë detaj që mund të çojë në zbardhjen e rrethanave të saj dhe identifikimin e autorëve.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, pranë një marketi, para pallatit ku banon 37-vjeçari ku disa persona hapën zjarr teksa po udhëtonin me një automjet. Hanaj ka marrë plagë plumbi në dorë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. m.v/Abcnews.al