Një nënë e dy fëmijëve në Spanjë është burgosur për rrëmbimin e fëmijëve të saj për të penguar ish-bashkëshortin e saj që t’i vaksinonte kundër Covid-19. 46-vjeçarja akuzohet për “rrëmbim të të miturve”, pas një padie të ngritur nga ish bashkëshorti i saj.
Burri u ankua se nuk kishte pasur asnjë informacion për dy fëmijët e tyre, 12 dhe 14 vjeç, që nga fillimi i nëntorit dhe akuzoi ish-gruan e tij se i kishte rrëmbyer në mënyrë që ata të mos vaksinoheshin.
46-vjeçarja u vetë-dorëzua ditën e djeshme në Sevilje. Gjyqtarja përgjegjëse e çështjes ka njoftuar menjëherë policinë, pasi ndaj saj ishte lëshuar një “urdhër arresti” dhe ka njoftuar gjithashtu babain” e dy fëmijëve, sipas të njëjtin burim. Sipas një zëdhënësi të policisë, dy fëmijët ndodhen tashmë me babain.
Spanja është një nga vendet me normat më të lartë të vaksinimit. 90% e qytetarëve mbi 12 vjeç janë vaksinuar me të dyja dozat.
/abcnews.al