Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar edhe njëherë skandalin e publikimit të pagave të qindrave qytetarëve shqiptarë. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan mes të tjerash se skandali pagave dhe ai i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore.
“E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet. Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit”, shkruan Basha.
Reagimi i kryedemokratit erdhi pasi në media u raportua se të dhënat e pagave edhe ato të patronazhistëve kanë dalë nga zyra e AKSHI-t. g.v/abcnews.al