Viti i Ri 2022 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për futbollistin e kombëtares shqiptare, Keidi Bare.
Bare mbrëmjen e djeshme zbriti në fushën e lojës me skuadrën e Espanjol në Kupën e Mbretit, në ndeshjen e luajtur kundër Ponferadinës.
Koha e rregullt e këtij takimi u mbyll në barazim 1-1, dhe është dashur koha shtesë për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet në fazën tjetër.
Mesfushori i kombëtares ishte në fushën e lojës deri në fund të ndeshjes dhe në minutat shtesë kur po ekzekutoheshin penalltitë, trajneri i skuadrës i besoi 11-metërshi e dytë, ku Bare u tregua i saktë duke shënuar për skuadrën e tij. Espanjoli arriti të dilte fitues nga “Ruleta Ruse” dhe të kualifikohej më tej. /f.a/abcnews.al