Udhëtarët dhe punonjësit në stacionin e autobusëve në Prishtinë janë evakuuar nga policia paraditen e sotme pasi një alarmi për një mjet të dyshimtë. Lajmi është konfirmuar nga policia për gazetën Express.
Një rast i ngjashëm ndodhi edhe pak ditë më parë, ku një qytetar ka telefonuar policinë dhe ka deklaruar se ka lënë një mjet shpërthyes në stacion.
Nga verifikimet ky rast rezultoi alarm i rremë pasi gjatë kontrolleve policia nuk gjeti asnjë gjë të dyshimtë. /Abcnews.al


