Covid-19, De Laurentis ka kërkuar shtyrjen e supersfidës mes Juventusit dhe Napolit

schedule10:25 - 5 Janar, 2022

schedule 10:25 - 5 Janar, 2022

Ditën e nesërme, më 6 janar është programuar të luhet supersfida mes Juventusit dhe Napolit në Seria A.

Një sfidë kjo e cila tani është në dorën e autoriteteve lokale shtetërore (ASL), për shkak se gjatë ditës së djeshme tek skuadra e Napolit, janë regjistruar disa raste të reja pozitive, ku nuk ka shpëtuar as trajneri i napoletanëve, Luciano Spalletti.

Kjo situatë ka vënë në diskutim serioz nëse takimi mes Juventusit dhe Napolit do të luhet apo jo.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, presidenti i Napolit, De Laurentiis duke parë situatën e krijuar te skuadra e tij, u ka kërkuar drejtuesve të Ligës, që të marrin në konsideratë edhe shtyrjen e kësaj sfide.

Një “mal” me mungesa për skuadrën napolitane, ku Anguissa, Ounas dhe Koulibaly do të mungojnë kundër Juventusit sepse janë të impenjuar në Kupën e Afrikës, ndërsa Osimhen, Elmas, Lozano, Malcuit dhe Mario Rui janë pozitiv me covid.  /f.a/abcnews.al