Sot skadon ultimatumi i Berishës, Basha: Më 5 janar mbërriti në duart e shqiptarëve “fjala e parë”

schedule09:26 - 5 Janar, 2022

schedule 09:26 - 5 Janar, 2022

Sot është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i Sali Berishës, i ka lënë kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë nga zyra, në të njëjtën ditë kur është krijuar gazeta Rilindja Demokratike.

Mesazhin e parë sot e ka përcjellë pikërisht kreu i opozitës. Nëpërmjet një postimi në Facebook Basha ka përkujtuar 31 vjetorin e krijimit të gazetës Rilindja Demokratike, teksa e cilëson këtë të fundit si themeluese të shtypit të lirë shqiptar. Rilindja Demokratike, e para media opozitare në Shqipëri, Basha thotë se u bë një tribunë refleksionesh mbi regjimin komunist e të shkuarës dhe mbi demokracinë e shumëpritur të së ardhmes.

Mëngjesin e 5 janarit 1991, pas një pritje gjysmë shekullore, “Fjala e parë” mbërriti në duart e shqiptarëve. Rilindja Demokratike, e para media opozitare në Shqipëri, u bë themeluesja e shtypit të lirë shqiptar, duke shënuar përgjithmonë historinë e re të vendit. Një tribunë refleksionesh mbi regjimin komunist e të shkuarës dhe mbi demokracinë e shumëpritur të së ardhmes, vepër e intelektualëve, gazetarëve, studentëve, që i’u bashkuan prej orës së parë Partisë Demokratike, për të sjellë fjalën e lirë, votën e lirë dhe ribashkimin me Perëndimin.Në këtë përvjetor të 31-të, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike për të gjithë drejtuesit, kryeredaktorët dhe gazetarët e Rilindjes Demokratike, të cilët kanë kontribuar për lindjen dhe zhvillimin e bijës së lirisë, si mbrojtëse e interesit publik, promovuese e vlerave universale të njeriut dhe vokacionit tonë perëndimor, në ditë të mira dhe të vështira”.

Mes rreshtash kryedemokrati shkruan se sot akoma liria e media në ditë të vështira, ndërsa garanton mbështetje ndaj medias.

“Dhe të vështira janë ditët e sotme për mediat. Në një atmosferë mbytëse për lirinë e tyre, mes plagëve të vjetra të tranzicionit dhe të rejave të kësaj kohe sfiduese për të vërtetën, ato ka nevojë për inkurajim dhe mbështetje të gjithanshme, që askush të mos prekë fjalën e lirë sepse nëpërmjet saj ne mbrojmë të vërtetën, si një gjest shërimi për të parë me guxim dhe shpresë nga e ardhmja”, shkruan Basha.

Nga selia blu ku hyri me forcë, më 23 Dhjetor 2021, Berisha i kërkoi Bashës që të dorëzojë detyrën dhe të lirojë zyrën e kryetarit të PD, kjo sipas ish-kryeministrit që të respektojë vullnetin e anëtarësisë së demokratëve që votuan në referendumin e 18 Dhjetorit. Basha reagoi po atë ditë duke injoruar këtë afat të vendosur. Të njëjtën gjë ka bërë sot edhe me këtë reagim, ku duket se nuk e konsideron aspak ultimatumin. be.k/abcnews.al