Arti, kultura e publicistika shqiptare pësuan një tjetër humbjen të madhe mbrëmjen e sotme, kur mesohet se ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeccare shkrimtari e publicisti i njohur Kiço Blushi. Autor i dhjetëra romaneve, dramave dhe tregimeve, skenarist i rreth 14 filmave, Blushi vazhdonte të ishte një zë kritik në publicistikë me qindra e qindra artikuj dhe analiza kritike të botuara gjatë viteve të fundit në organe të ndryshme të medias. Kiço Blushi do të mbahet mend gjatë jo vetëm si autori e skenaristi i njërit prej librave dhe filmave më të dashur për shqiptarët “Beci ecën vetë”, por edhe për skenarët e filmave të tjerë lapidarë në kinematografinë shqiptare si “Nëntori i dytë”, “Ne shtepinë tonë”, “Koncert në vitin 1936”, “Pylli I lirisë” apo komedia emblemë “Çifti i lumtur”. Pena e Kico Blushit ka sjellë ndërkohë për lexuesit edhe dhjetra tituj romanesh, novelash e tregimesh si dhe libra me poezi, si “Çatia e të gjithëve”, “Midis dy njerëzve”, “Pajtoni i fundit”, apo dhe romani i publikuar pak vite më parë “ Gjuha e gjakut”. I lindur në Korce në gusht të vitit 1943, Kico Blushi ka qenë dhe deputet në legjislaturën 1997-2001./abcnews.al
Ndahet nga jeta Kiço Blushi
schedule20:53 - 8 Shkurt, 2019
schedule 20:53 - 8 Shkurt, 2019