Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka pezulluar menjëherë nga detyra disa zyrtarë të Hipotekave, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Ajo ka publikuar denoncimet e qytetarëve në “Platformën bashkëqeverisëse’, si dhe marjen e masave të menjëhershme disiplinore për vartësit e saj.
“Platforma e bashkëqeverisëse” ka dhënë rezultat e para duke pezulluar nga puna disa punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajshme.
Në një deklaratë për mediat Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka publikuar denoncimet e qytetarëve, duke mara masa të menjëhershme disiplinore për vartësit e saj.
Ministrja ka bërë edhe një paralajmërim për të gjithë punonjësit e institucioneve në varësi të ministrisë së Drejtësisë.
Në fund Gjonaj Theksoi se fokus nuk do të jetë vetëm te hipotekat por të gjitha institucionet ku qytetarët nuk marrin shërbimin që i takon me ligj./abcnews.al
https://youtu.be/GnI4mKO27Ug