Andre Onana do të jetë portieri më i ri i skuadrës së Interit, ku këta të fundit kanë arritur të sigurojnë portën për disa vite.
Gardiani Kamerunas, i cili paraditën e sotme zbarkoi në Milano për të kryer testet mjekësorë, të cilat i kaloi me sukses, ku nuk ka vonuar edhe firmosja e kontratës.
Siç raportojnë edhe mediat italiane, portieri Onana ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me zikaltërtit, ndërsa zyrtarizimi i tij si lojtar i Interit pritet të ndodhë së shpejti.
Onana transferohet tek Interi me parametra zero, pasi kontrata e tij me skuadrën e Ajaxit i skadon më 30 qershor dhe kamerunasi zëvendëson kështu portierin Handanovic. /f.a/abcnews.al