Kaçe larg Partizanit? Palët po negociojnë për ndërprerjen e kontratës

schedule10:46 - 4 Janar, 2022

schedule 10:46 - 4 Janar, 2022

Ergys Kaçe mund të largohet nga skuadra e Partizanit gjatë kësaj merkatoje.

28-vjeçari i cili erdhi me shumë bujë te skuadra kryeqytetase dhe me shumë pritshmëri duket se nuk do vazhdojë të jetë pjesë e të kuqve.

Sipas “Panorama Sport” raportohet se klubi i Partizanit dhe Kaçe po negociojnë për ndërprerjen e kontratës me konsensus.

Mesfushori ka zhvilluar me demat 13 ndeshje në kampionat, teksa nuk ka mundur të shënojë asnjë gol.  /f.a/abcnews.al