Si do të zhvillohen negociatat mes Maqedonisë dhe Bullgarisë?

schedule17:20 - 3 Janar, 2022

schedule 17:20 - 3 Janar, 2022

Se si do të zhvillohen negociatat mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, me çfarë dinamike dhe nëse do të ketë afate për marrëveshje të komisioneve të reja, do të përcaktohet në takimin Petkov-Kovaçevski – njoftoi kryeministri bullgar për BTV. Ai tha se fqinjësia e mirë është një kusht për përparim dhe pret kompromis.

“Kur keni një kornizë të tillë, për mendim pasi të gjithë mund të përfitojmë nga fqinjësia e mirë, shpresoj se kompromisi për temat që pret qeveria bullgare nga shteti maqedonas, do të pranohen më lehtë dhe më mirë”, tha Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

Përfaqësuesi i Qeverisë për kontestin Vllado Buçkovski, tha se i pëlqejnë propozimet e Petkovit. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se pret që komisionet e ekonomisë, infrastrukturës, kulturës dhe integrimeve evropiane të përfundojnë punën e tyre deri në korrik, por çështja e rezultatit të bisedimeve të historianëve mbetet për t’u parë.

“Nëse fokusi mbetet vetëm te komisioni për çështje historike dhe arsimore, për mendimin tim do të vazhdojmë të kemi probleme”, u shpreh Vlado Buçkovski – Përfaqësues Special për Bullgarinë.

Zhbllokim i shpejtë i procesit pritet nga ministri i Jashtëm Osmani, i cili nuk konkretizoi afate, por i bëri thirrje Shqipërisë që ta rishqyrtojë shpalljen e kërkesës për ndarjen e dy vendeve në procesin e integrimit evropian.

“Me dinamikën rajonale do të fitojnë të dyja vendet. Prandaj, mendoj se ky është një argument plus për të bindur qytetarët shqiptarë, qeverinë shqiptare, se qasja joformale rajonale është në interes të të dy vendeve, dhe të rajonit në tërësi, por Shqipëria ka të drejtë të kërkojë një gjë të tillë”, pohoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Ndërsa politikanët nga të dyja palët shpallin me kujdes hapat e ardhshëm, partneri i koalicionit të Petkovit, Slavi Trifonov, nga e cila parti është ministrja e re e jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, madje e ka kushtëzuar zbutjen e bullgarëve me heqjen e vizave për në Amerikë. Vizita e Petkovit në Maqedoni është planifikuar në fund të këtij muaji./ Alsat.mk

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!