Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Talebanët hedhin 3 mijë litra alkool në kanalet e ujërave të zeza, arrestohen 3 shitës

schedule16:19 - 3 Janar, 2022

schedule 16:19 - 3 Janar, 2022

Një ekip agjentësh të inteligjencës afgane kanë derdhur rreth 3 000 litra pije alkoolike në një kanal të ujërave të zeza në Kabul, ndërkohë që kanë arrestuar edhe tre shitës të këtyre pijeve në qytet.

Pamjet e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës tregojnë agjentët që derdhin fuçi me pije alkoolike në kanalin e ujërave të zeza me qëllim që të mos përdoren më.

Myslimanët duhet të heqin dorë nga prodhimi dhe shpërndarja e alkoolit.  Zoti e ka mohuar alkoolin, myslimanët duhet të respektojnë dëshirën e tij, dhe profeti i Islamit i ka mallkuar të gjithë ata që janë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e tij, kështu që të gjithë myslimanët duhet të heqin dorë nga prodhimi dhe shpërndarja e alkoolit.

Konsumimi i alkoolit është edhe më keq, të gjitha të këqijat në komb janë shkaktuar nga alkooli”, tha në video dijetari fetar i talebanëve, Sheikh Zahorullah.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!