Lëvizjet e udhëtarëve në këto ditë të para të 2022 kanë qenë edhe nga Pika e Kalimit Kufitar të Qafë Botës por edhe nga Porti i qytetit në Sarandë.
Nga data 1 janar 2022 e deri tani, përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës kanë hyrë 827 shtetas shqiptarë, ndërsa kanë dalë 1694 shtetas. Kjo tregon se shumë shqiptarë kanë festuar jashtë vendit.
Ndërkohë të shprehur në shifra në vendin tonë përmes Qafë Botës kanë hyrë 946 shtetas të huaj dhe kanë dalë 1362 shtetas.
Gjithashtu kanë hyrë dhe dalë 1834 mjete. Ndërsa nga Porti i qytetit vihet re se nuk ka pasur shumë lëvizje. Për periudhën 1 janar 2022 deri sot kanë hyrë 44 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 32, ndërsa kanë hyrë 21 shtetas të huaj dhe kanë dalë 25 shtetas. /Abcnews.al