Nuk ka shtyrje, ashtu siç ishte kërkuar. Inter-Juventus do të luhet siç është planifikuar më 12 janar në San Siro. Shtyrja e kërkuar nga dy klubet për shkak të situatës të Covid-19 nuk është pranuar. Nerazzurri dhe Bianconerët kishin kërkuar shtyrjen e ndeshjes por gjashtë drejtorët e refuzuan njëzëri propozimin.
Pas vendimit të qeverisë për t’u rikthyer në 50% kapacitet në stadiume, Interi dhe Juventusi kërkuan të shtynin finalen e Superkupës në pranverë, me datën 18 maj si datë të mundshme.
Në këtë mënyrë, dy klubet shpresonin të luanin sërish në një Meazza të mbushur me të paktën 75% dhe në një periudhë më pak intensive ndeshjesh të ngushta si në këtë muaj janar. Propozimi i shtyrjes, megjithatë, nuk i bindi 4 drejtorët e Legës, Tommaso Giulini (Cagliari), Luca Percassi (Atalanta), Paolo Scaroni (Milan) dhe Maurizio Setti (Verona) .
Ndeshja mes kampionit italian Inter dhe fituesit të Kupës së Italisë Juventus do të zhvillohet të mërkurën më 12 janar në stadiumin Giuseppe Meazza në Milano, duke filluar nga ora 21:00.
Ndërkohë që shitja e biletave për finalen e Superkupës së Italisë është ende e pezulluar duke pasur parasysh dispozitat e reja të qeverisë për Covid-in që ulin kapacitetin e stadiumeve në 50 për qind. /abcnews.al