Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar dhe qindra shtëpi janë shkatërruar pasi zjarret u përhapën në shtetin amerikan të Kolorados. Zjarret po përhapen në mënyrë të shpejtë në kontenë Boulder, në veri të Denverit. Zyrtarët lokalë thanë se ka të ngjarë që të ketë të vdekur dhe të lënduar nga flakët që po përhapen.
Autoritetet i’u bënë thirrje ditën e enjte qytetarëve në qytetet Louisville dhe Superior që të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Guvernatori Jared Polis ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme raporton “BBC”. Ai tha gjatë një deklarate për shtyp se ky zjarr nuk është çështje burimesh por është një forcë e natyrës.
Zjarret e mëparshme në Kolorado kanë ndodhur në zonat rurale ndërsa zjarret e fundit kanë ndodhur më shumë në pjesët periferike të shtetit. Disa shtylla të energjisë elektrike u rrëzuan nga erërat e forta. Sherifi i kontesë Boulder Joe Pelle deklaroi se 580 shtëpi u dogjën në qytetin Superior dhe 6 persona u plagosën.
Një kompleks tregtar dhe një hotel u përfshinë nga flakët. Shteti i Kolorados ka përjetuar thatësira ekstreme vitet e fundit. / abcnews.al