Gjendet i vdekur specialisti i mjedisit Ndoc Mulaj 60-vjeç, i cili pasditen e sotme gjatë ngjitjes në malin e Munellës në Pukë me një grup alpinistësh rrëshqiti duke përfunduar në humnerë.
Pas 6 orësh kërkime, policia njofton se Mulaj është gjetur i pajetë.
Lexo edhe: Rrëshqiti në malet e Pukës, flet gazetari Alfred Lela: Mendova se e mbylla me këtë botë
“Në vijim të informacionit të dhënë ku dy alpinistë duke eksploruar në Malin e Munellës kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë ku njëri u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital ju informojmë se:
Shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses, pjesëtarë të shoqatës së alpinistëve Pukë dhe banorë të zonës kanë vijuar kërkimet në kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur. Pas disa orë kërkimesh është gjetur i pajetë i Ndoc Mulaj dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit” tha policia.
Ai ndodhej në malin e Munellës për të xhiruar një reportazh bashkë me gazetarin Alfred Lela i cili ka pësuar dëmtime të lehta.
Gjatë ngjitjes në këmbë dy prej alpinistëve ranë nga lartësia duke përfunduar në humnerë. Pas dy orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e Ilir Shytit.
ABC mëson se Shyti është dërguar në spitalin e Pukës në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa Mulaj ndërroi jetë.
/ Abcnews.al