Për sa i përket përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ekspertët janë të të njëjtit mendim,kur thonë se rol të rëndësishëm ka luajtur ndikimi rus në rajon.
Njohës të rrethanave gjeostrategjike në Maqedoni, duke komentuar nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO, thonë se ndikimi rus ka përshpejtuar procesin e aderimit të Maqedonisë në strukturat Veriatlantike.
Ndërkaq, nga Ministria e Mbrojtjes se Maqedonisë shprehen se pavarësisht monitorimit nga Brukseli ky dikaster vite me radhë është duke punuar që të jetë kompatibile NATO-n.
Kryetari i Këshillit Veriatlantik të Maqedonisë Ismet Ramadani, duke folur për ndikimin rus në Maqedoni, shprehet se ky ndikim ka përshpejtuar procedurat për aderimin e Maqedonisë në NATO.
Ismet Ramadani: Jo rastësisht Stoltenbergu ka qenë shumë aktiv sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë sepse rusia deshi të shfrytëzojë disa lokacione dhe parti të vogla që të krijonte një çerdhe të veten të ndikimit pro rus këtu në Maqedoni. Diku diku depërtoi ndoshta edhe në një pjesë të VMRO-DPMNE.
Ramadani shprehet se NATO nuk duhet kuptuar vetëm si forcë ushtarake, sepse, sic thotë, aty ka politikë, diplomacy, ekonomi, arsim, ekologji, që do të thotë se NATO-ja është më shumë se një organizatë ushtarake.
Ismet Ramadani: Standardet për anëtarësim të NATO-s pothuajse janë komplementare përveç asj pjesës ushtarake dhe të standardeve të tjera që i kërkon NATO.
Pavarësisht nënshkrimit të protokollit për anëtarësim, Maqedonia ka ende punë për të bërë dhe do të vazhdojë të jetë nën monitorimin e Brukselit, thotë zv/ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti.
Bekim Maksuti: Në detaj screen-imi që kemi bërë gjatë periudhës 2017-2018 dhe vazhdimi i reformave që të gjitha institucionet brenda Ministrisë së Mbrojtjes, të gjitha organet të jenë kontamibile me atë të NATO-s.
Maqedonia në vitin 1995 nënshkroi marrëveshjen e “Partneritetit për paqe”. Ushtria është reformuar me zbatimin e 18 planeve vjetore kombëtare për anëtarësim në NATO. Më shumë se 3000 ushtarë që nga viti 2002 marrin pjesë në misionet paqësore dhe profesionalizmi I tyre, thuhet se është një ndër faktorët se përse vendi po bëhet anëtare e Aleancës Veriatlantike./abcnews.al