Keni plane? Shenjat që do të kalojnë një Vit të Ri të paharrueshëm

schedule14:06 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 14:06 - 30 Dhjetor, 2021

Vetëm pak orë na ndajnë nga viti 2022 dhe e vetmja gjë që dëshirojmë të gjithë është që të jetë sa më i mbarë. Thuhet se orët e fundit, por edhe të parat e vitit përcaktojnë se si do të ecë i gjithë viti. Por cilat shenja do të kalojnë një natë të bukur të ndërrimit të viteve?

Bricjapi

Bricjapët do të kenë një nga festat më të mira të Vitit të Ri. Ata përfitojnë si nga vendosja e Diellit ashtu dhe e Mërkurit në shenjën e tyre të Zodiakut, ndërsa më në fund do të mund të pushojnë dhe t’i kushtojnë kohë vetes. Nata e Vitit të Ri është një mundësi e mirë për të vendosur synime dhe për të menduar se si t’i përdorin forcat e tyre për t’i arritur ato.

Shigjetari

Ka dy planetë në Shigjetar, të cilët i favorizojnë ata. Së pari, Hëna lëviz në shenjën tuaj të Zodiakut duke forcuar emocionet. Më pas Marsi do t’ju japë kurajo dhe t’ju shtojë pasion natyrës tuaj tashmë pasionante. Përdorni emocionet tuaja për të nisur vitin 2022 në mënyrën më mbresëlënëse. /abcnews.al