“Kavaja” në parlament, Berisha: Kryeministri dhe ministrat u njoftuan, por heshtën

schedule11:01 - 7 Shkurt, 2019

schedule 11:01 - 7 Shkurt, 2019

Në seancën parlamentare të së enjtes, në mungesë të shefit të qeverisë Edi Rama dhe një pjese të kabinetit ministror, mazhoranca prozhektorin ia la ministrave të rinj. Debati erdhi për rastin e krimit në Kavajë, kur përgjigjes së dhënë një ditë më parë në komisionin e medias nga ministri i Brendshëm Lleshaj, krydemokrati Basha i vuri njollën e turpit.

“Kriza ka arritur dimensione tragjike. Çdo ditë ka lajme tragjike nga vendi. Pasigurisë totale në shkolla dhe pacipësisë me të cilën shprehet Ministri i Brendshëm për ngjarjen tragjike në Kavajë”, u shpreh ai.

Por ministri i ri, luajti xholin që në dorën e parë.

“Kurrë nuk do arrini që prej Ministrisë së Brendshme që unë drejtoj të prodhoni viktima në bulevardin kryesor të Tiranës. Keni katër të vrarë në CV-në tuaj. Prandaj kur ta drejtoni gishtin, mendohuni mirë”, tha Lleshaj.

“Kur gishti tregon hënën, budallai shikon gishtin. Edi Ramën duhet ta pyesësh pse i promovoi ata që u akuzuan se shtinë nmbi ata që i sollët për t’i vrarë dhe mbi të cilët marshuat mbi pushtetin tuaj korruptiv. Kur unë punova dhe ia dola të plotësoja 150 kritere të luftës kundër krimit të organizuar dhe arrita që shqiptarëve t’u plotësonim një ëndërr, atë të lëvizjes së lirë zotrote bashkë me disa të tjerë e kishit mendjen se si të krijonit alibitë për Edi Ramën dhe për pengesat që ai i vuri Shqipërisë, si askush tjetër, por pa sukses, në procesin e vizave për shqiptarët”, u shpreh kryeopozitari.

Qëndrimin e tij, shefi politik i uniformave blu, e theksoi edhe në përballje me ish-kryeministrin Berisha.

“Rasti i Kavajës është trajtuar nga Policia e Shtetit në momentin Zero në momentin e parë që ka marrë dijeni. Publikimi i bërë në rrjetet sociale ka ndodhur pasi shtetasit e akuzuar kanë qenë të arrestuar”, tha Lleshaj.

“Policia ka reaguar vetëm pas denoncimit që u bë në rrjetet sociale. Ky krim ka ndodh në Tetor. Të gjitha informacionet kanë ardhur në tiranë, por vendosën të fshehin krimin se për ta përdhunimi është standard moral”, tha Berisha.

E turpshme përdorja për politikë e këtij rasti për ministren për Marrëdhënien me Parlamentin.

“E paimagjinueshme që edhe në këtë foltore, ashtu si në komisionet parlamentare, sidomos të drejtuara nga kjo zonja këtu [Albana Vokshi] që është dëshmi e vulgaritetit politik, flitet për një të mitur. Heshtni more zotërinj! Boll! Unë nuk denjoj të them asnjë fjalë”, theksoi ajo.

I gjithi produkt i modelit që për 6 vjet i është servirur shqiptarëve në nivel qëndror dhe lokal, thekson Bylykbashi.

“Në vitin 2013 ua thamë sollët krimnelët në pushtet. Ka pasur nga ju këtu që pyesnit kë kam unë kriminel afër vetes. Në fakt ne jua faktuam një për një me emra. Kryetari e Bashkisë së Kavajës e kishit kriminel, përdhunues në grup model dhe ja ç’ndodh sot në Kavajë se sigurisht ai është modeli që jepni ju”, tha Bylykbashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!