Ashtu siç edhe kishte premtuar, Dafina Zeqiri ka zbuluar se të ardhurat nga shitja e albumit të saj, Dafinë Moj, kanë shkuar për fëmijët autikë. Pas publikimit të këtij projekti madhor, që rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm, këngëtarja zbuloi se pas fshihej ky gjest human.
Sot, ajo ka vizituar një shoqatën e autizmit, ku dhe ka zbuluar se paratë janë dhuruar për to.”Sot vizituam shoqatën Autizmi, ku përveç që kaluam çaste të bukura duke kënduar dhe vallëzuar me fëmijët e shoqatës, ashtu siç edhe kemi premtuar, dorëzuam mjetet nga shitja e albumit “Dafinë moj”.
Nga mjetet e mbledhura do të ofrohen 2 mijë orë shërbime multidisiplinare falas për raste sociale që trajtohen në shoqatë. Kjo është nisma jonë për një kauzë kaq të madhe!”, ka shkruar këngëtarja./abcnews.al