Skandali me të dhënat, Hoxha: Do t’i vijë më shumë në ndihmë krimit ordiner

schedule14:09 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 14:09 - 29 Dhjetor, 2021

Për gazetarin Artan Hoxha publikimi i të dhënave të qytetarëve shqiptarë më shumë do t’i shërbejë krimit ordiner. Në studion e ABC Live gazetari tha se krimi i organizuar ka pasur gjithnjë akses te këto të dhënat sensitive, madje edhe në sistemin Tims.

“Bota e krimit nuk e ka pasur të vështirë të marrë informacion. Kjo i ka dhënë akses edhe krimit ordiner tani. Krimi i organizuar të merr Timsin, të grabit dosjen e prokurorit në zyrë.

Ne jemi në këtë situatë pa ndodhur kjo gjë. Ngjarjet ordinere mund të shtohen me këtë. Kjo q ndodhi është diskreditim i shtetit shqiptar. Shqipëria është një nga shtete që hakohet më pak, sepse ne akoma nuk jemi futur aty. Nuk jemi një vend që teknologjia mbizotëron.

Sot diskutohen a i nxori Tatimet, drejtoria e targave. Jo ata që i kanë marrë i kanë marrë te ky serveri qendror që i ka të gjitha të dhënat”, u shpreh ai.

Lexo edhe: Grup gjobvënës në Fier, Artan Hoxha zbulon skemën: Janë të fuqishëm, kanë akses te Tatimet

Hoxha shton më tej se ky skandal zbuloi të tjera fenomene, duke filluar që nga sektori i medias. Gazetari thotë gjithashtu se u zbulua sesa keq paguhet administrata dhe se mbi 300 mijë shqiptarë marrin një pagë qesharake.

“Unë them bravo i qoftë atij që o ndodhi s ena nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari. g.v/abcnews.al