Parashikuesja e fatit, Bora Jones në një lidhje me Skype nga SHBA-ja në “ABC-ja e mëngjesit” zbuloi se çfarë thonë letrat Tarot për vitin 2022.
Sipas saj, në fillim të vitit do të gjendemi në një situatë të bllokuar. Bora këshillon gjithashtu të kemi kujdes me të ardhurat dhe nuk duhet të nxitohemi për vendimet.
Sakaq, ajo tha se në 2022 do të rritet më shumë kujdesi ndaj njëri-tjetrit.
“Shikoj që njerëzit do të gjenden të bllokuar në fillim të vitit. Do të dëgjojmë me sëmundje të reja, me shpërndarje të sëmundjeve. Nuk do të dimë se si të veprojmë dhe se si të reagojmë. Një situatë kaotike, sidomos në fillim dhe do të ketë kufizime, që njerëzit do të duan të dalin nga kjo situatë dhe mund të nxitohen duke marrë vendime të nxituara dhe do të duhet të kenë kujdes.
Do të ketë vështirësi për njerëzit në përditshmëri, te pjesa e ushqimeve dhe mundësimi për fëmijët e tyre. Shoh një rritje të të ardhurave për persona që janë në pozita të lidershipit. Disniveli midis njerëzve do të thellohet akoma më shumë, për sa i përket aspektit ekonomik.
Duhet të jemi më shumë pozitiv, për të ndihmuar njëri-tjetrin në aspektin e komunitetit, që dikush që ka mundësi të ndihmojë dikë tjetër.
Ajo çfarë shikoj tjetër është që tek ne do të rritet më shumë kujdesi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes. Të mundohemi të përkrahim njëri-tjetrin sa më shumë të jetë e mundur. Kjo do të jetë mjaft pozitive për t’i ndihmuar të gjithë personat dhe ajo ç’ka dua të theksoj tjetër është edhe sensi që mos të ndahemi në grupe”, u shpreh ndër të tjera parashikuesja./abcnews.al