Presidenti palestinez bën vizitën e rrallë në Izrael, ministri e pret në shtëpi

schedule10:46 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 10:46 - 29 Dhjetor, 2021

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas bëri një vizitë të rrallë në Izrael të martën. Ai u prit nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit, e fundit në një seri takimesh të zyrtarëve të lartë izraelitë me udhëheqësin palestinez.

Kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett, kundërshton pavarësinë e Palestinës dhe ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve formale të paqes. Por ai ka thënë se dëshiron të reduktojë fërkimet me Autoritetin Palestinez dhe të përmirësojë kushtet e jetesës në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Pavarësisht këtyre premtimeve, zona ka përjetuar një rritje të dhunës javët e fundit, me një seri sulmesh palestineze ndaj izraelitëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor.

Një zyrtar i lartë palestinez tha se takimi natën vonë u zhvillua në shtëpinë e Ministrit të Mbrojtjes Benny Gantz në Izraelin qendror. Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti tha se ishte hera e parë që Abbas takohej me një zyrtar izraelit në Izrael që nga viti 2010.

Gantz tha se ai ishte i përkushtuar për të avancuar masat e ndërtimit të besimit, siç u diskutua në një takim të mëparshëm me Abbas, si dhe për thellimin e koordinimit të sigurisë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!