Toronto nuk mjaftohet me Lorenzo Insigne. Klubi i MLS i ka bërë ofertë të parefuzueshme sulmuesit të Napolit.
Kontratë 5-vjeçare, pagë 11.5 milion euro në sezon dhe 4.5 milion euro bonuse që lidhen me golat dhe trofetë: më mirë nuk mund të ketë.
Tani Toronto ka nisur kontaktet me një tjetër lojtar të kombëtares italiane, sulmuesin Andrea Belotti.
Atij i mbaron kontrata në fund të qershorit dhe kanadezët mund ta marrin falas. Gjithçka është në fazën fillestare. / abcnews.al