Nga Ajgena Korbi
Të gjithë ata persona që janë vaksinuar jashtë vendit mund të pajisen me Certifikatë Vaksinimi dhe në Shqipëri.
Për këtë mjafton të vërtetojnë pranë mjekut të familjes që i kanë kryer dozat anti Covid.
Do të jetë ai që do të pasqyrojë të dhënat në sistem.
Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tregon se kjo ka ardhur si një kërkesë e qytetarëve.
Bëhet fjalë për mbi 10 mijë persona që kanë kryer 1 apo 2 doza anti Covid jashtë Shqipërisë dhe dëshirojnë të regjistrohen në E-Albania.
Ata që nuk e kanë plotësuar ciklin e imunizimit përmes vaksinës ose mund ta vijojnë atë në vendin tonë ose të shkojnë të riaplikojnë dozat jashtë shtetit.
Por çfarë vaksine mund kryejnë ata që nuk kanë marrë një prej markave që ndodhen në Shqipëri?
Certifikata e Vaksinimit e Shqipërisë është e integruar në sistemin europian dhe njihet si Green Pass. Vlefshmëria e saj pas dozës së tretë zgjatet me gjashtë muaj. /abcnews.al