Alexandre Lacazette përfundoi në shënjestrën e Juventus-it, por edhe Milan tashmë është duke u interesuar për sulmuesin francez.
Lacazette është jashtë planeve të Artetas dhe kështu ai pritet të largohet që në merkaton e janarit nga klubi anglez. 30-vjeçari është duke kërkuar gjithashtu një sfidë të fundit të madhe për karrierën e tij.
Francezi iu propozua Juventus-it për merkaton e janarit, ndërsa Milan po mendon ta transferojë në qershor. /h.ll/abcnews.al