Shqetësimet rreth shpërndarjes së variantit Omicron të koronavirusit e kanë detyruar epidemiologun kryesor në SHBA dhe njëkohësisht këshilluesin e Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci që t’u bëjë thirrje amerikanëve të anulojnë festimet e planifikuara për Vitin e Ri.
“Do t’u qëndroja larg,” tha Fauci për CNN kur e pyetën.
“Unë u kam thënë vazhdimisht qytetarëve që nëse jeni të vaksinuar dhe me dozë përforcuese dhe keni një bashkim familjar në shtëpi, me familjen dhe të afërmit, është në rregull. Por kur flet për një festë natën e Vitit të Ri, bëhet fjalë për 30, 40-50 njerëz që festojnë. Nuk dihet se në çfarë statusi vaksinimi janë. Unë do të rekomandoja të qëndroni larg festave këtë vit.”
Në të njëjtën kohë, zyrtarët shtetërorë dhe lokalë po u bëjnë thirrje amerikanëve që të shmangin anëtarët e pavaksinuar të familjes për festa dhe të anulojnë mbledhjet e planifikuara. Që nga fillimi i pandemisë në SHBA numërohen 53,2 milionë të infektuar dhe 22,424 raste fatale. /abcnews.al/