Tragjike në Milot, “Benz”-i në flakë, vdes fëmija 3-vjeç që po udhëtonte me prindërit

schedule16:55 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 16:55 - 27 Dhjetor, 2021

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në aksin Milot -Rubik në Rrugën e Kombit. Si pasojë e përplasjes së tre makinave, një fëmijë 3-vjeç ndërroi jetë në vend.

Sipas policisë fëmija që ka ndërruar jetë po udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel”. Makina u shkatërrua nga përplasja me një “Benz”. Prindërit e vogëlushit ndodhen në spital.

 

Drejtuesi i “Benz”-it që shpërtheu në flakë doli me shpejtësi nga makina, por ka djegie të shumta. Ai u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë. Mjeti tip “Benz” që u përfshi nga flakët është djegur plotësisht.

“ABC” siguroi pamjet nga vendi i ngjarjes. Personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes, por edhe të tjerë që ndaluan u dhanë ndihmën e parë të lënduarve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al