Përhapja e variantit Omicron ka sjellë reagimin e shumë autoriteteve botërore të cilët kanë marrë masa në lidhje me parandalimin e tij.
Koreja e Jugut është një ndër vendet që së fundmi duket se ka miratuar përdorimin e pilulës antivirale Paxlovid kundër Covid.
Ministria e Shëndetësisë në këtë vend ka vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e pilulës nga një grup ekspertësh dhe arriti në përfundimin se ilaçi i prodhuar nga Pfizer është i nevojshëm për të trajtuar krizën aktuale shëndetësore.
Sipas ekspertëve, Paxlovid ul ndjeshëm shanset e shtrimit në spital ose vdekjes në pacientët me rrezik të lartë./abcnews.al