Presidenti i Republikës Ilir Meta, ishte i Ftuar nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe, në forumin me temë: “Sfidat e Rajonit të Europës Juglindore dhe përballja me ndërhyrjen nga Rusia”.
Kreu i shtetit shqitpar foli për sfidat e sigurisë në rajonin e Europës Juglindore dhe rolin e Shqipërisë në politikën rajonale. Qëndrimin e tij presidenti e shprehu edhe për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga BE-ja.
“Pavarësia e Kosovës është një investim serioz i SHBA-së dhe BE”,- theksoi Meta, ndaj edhe dialogu Kosovë- Serbi duhet të vijë në dobi të normalizimit dhe stabilitetit në rajon.
“Ndryshimi i vetëm kufitar, për të cilin duhet të punojmë natë e ditë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor – eshte shprehur presidenti Meta, duke perseritur qendrimin e tij kunder ndryshimit te kufirit Kosove-Serbi.
Lidhur me ndërhyrjen e Rusisë dhe rolin e saj në Ballkan, Presidenti Meta u shpreh se ardhmja e rajonit tone është Europa e Bashkuar dhe NATO-ja. /abcnews.al