Krahas muzikës, Noizy është angazhuar prej disa kohësh dhe në biznes. Reperi shumë i dashur për publikun ka krijuar një linjë veshjesh sportive, me emrin “Illyrian Bloodline”. Ai ka treguar shpeshherë se iu ka dhuruar miqve të tij të famshëm veshje nga marka e tij.
Së fundmi, ka qenë dhe Kida e cila ka marrë një dhuratë nga ai. Këngëtarja e ka postuar në Instastory ndërsa ka falenderuar publikisht dhe reperin. Si duket kjo ka qenë një dhuratë për ditëlindjen e saj, e cila festoi bashkë me miqtë e ngushtë në Dubai.
/abcnews.al