Një debat i fortë mes Antonelës dhe Big Mamës që pasoi me daljen e kësaj të fundit nga shtëpia e Big Brother ndodhi gjatë puntatës të së premtes. Pasi Antonela tha se këngëtarja e kishte sharë në serbisht, Big Mama shpërtheu në ofendime.
“Mos fol se nuk të kam sharë në serbisht. Unë shaj, turp të të vijë. Të shaj sepse je njeriu më i ulët. Legene, e fëlliqur, pise, femër e ulët, je idiotja më e madhe këtu që i nxit të gjitha”, ishin disa nga fjalët e saj drejtuar Antonelës.
Sot Big Mama ka folur në Fun Club ku është shprehur se nuk është penduar aspak lidhur me atë që ndodhi të premten. “Aq sa jam e mirë di dhe të jem shpërthyese si atë natë. Unë kur mbushet kupa nuk shoh, dhe e mendoj atë që them para se ta them, se gjithmonë frikësohem mos i hyj kujt në gjynah.
Por nuk më erdhi keq që u largova se tregova që kam karakter dhe nuk i kthehem vendimit tim. Kur më del diçka prej goje nuk i kthehem pas atij vendimi. Unë mendoj që gjuha ime ndaj Antonelës nuk ishte e fortë se ruajta etikën e TV-së.“, tha ajo. /abcnews.al