Shtyhet fiskalizimi për biznesin e vogël, deri në 30 qershor nuk ka gjoba

schedule14:46 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 14:46 - 25 Dhjetor, 2021

Bizneset e vogla që nuk janë fiskalizuar kanë kohë të mbyllin procesin deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Qeveria në mbledhjen e saj të fundit ka shtyrë afatin e penaliteteve.

Vendimi i mëparshëm parashikonte që një biznes gjobitej nëse nuk ishte fiskalizuar deri më 31 dhjetor.

Sipas Ministres së Financave qëllimi i shtyrjes së fiskalizimit është ti jepet kohë biznese për të përshtatur infrastrukturën e nevojshme dhe për tu  familjarizuar me procesin.

Ndërkohë që deri tani vetëm gjysma e bizneseve i janë nënshtruar fiskalizimit.

Detyrimin ligjor për të përmbushur këtë proces e kanë rreth  120 mijë sipërmarrje të vogla./abcnews.al