“Njeri i fëlliqur”, plas sherri mes Big Mamës dhe Antonelës: Je fëmër e ulët

schedule22:12 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 22:12 - 24 Dhjetor, 2021

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Antonelës dhe Big Mamës, pasi bukuroshja bionde ka akuzuar këngëtaren se ka sharë në serbisht.

Kjo gjë e ka nevrikosur Big Mamën, e cila ka shpërthyer në të shara derisa ka ndërhyrë Arbana Osmani.

“Futni një njeri të fëlliqur si ajo në shtëpi. Ajo na ka fyrë të gjithëve. Ajo shkon vë zjarre nëpër të gjithë njerëzit aty. Ti më ke shajt mu serbisht më tha, më degjeneron mu para Kosovës dhe Shqipërisë. Nëse e shaj shqip. I gjithë populli shqiptarë më njeh cfarë karaketri kam. Vjen një femër e ulët si Antonela, edfhe më thotë më shau serbisht”, tha ndër të tjera Big Mama.

Moderatorja është munduar ta qetësoj situatën, megjithatë këngëtarja ka vendosur të lërë shtëpinë e famshme./abcnews.al