Ushqimi gjatë festave të fundvitit, çfarë këshillojnë mjekët për personat që vuajnë nga hemorroidet

schedule17:21 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 17:21 - 24 Dhjetor, 2021

Festat e fundvitit bëjnë që të konsumojmë më tepër ushqime jo të shëndetshme. Edhe konsumi i alkoolit bëhet më i shpeshtë gjatë këtyre ditëve që festojmë me njerëzit e dashur.

Por pasojat i vuajnë më tepër personat të cilët kanë probleme me hemorroidet. Mjekja kirurge e spitalit Hygeia Erjona Sinani, ka disa këshilla në këto prag festash.


“Do t’ju këshilloja që përveç gatimeve tradicionale të mos hiqni dorë nga supa të pasura me zarzavate dhe agrume në formën e frutave ose të plota. Vazhdoni me shëtitjet në natyrë, vazhdoni me sportin në palestra por pa ngritur pesha të rënda. Konsumoni sa më pak alkool dhe çokollata por mbi të gjitha pini sa më shumë ujë.”

Krahas konsumit të brumërave apo ushqimeve me shumë kalori, është shumë e rëndësishme që mos të harroni të konsumoni lëngje. /abcnews.al/