Anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, u ka mbërritu një mesazh nga grupi iRithemelimit pak para mbledhjes.
Anëtarët vihen në dijeni se 4446 delegate te Kuvendit Kombëtar rreth 44 mijë anëtarë kanë votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës. Me anë të mesazhit, anëtarëve të Këhsillit Kombëtar u kërkohet të mos bëhen pjesë e pengmarrjes së PD dhe të lexojnë e respektojnë vullnetin e shumicës.
Mesazhi i plotë:
Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar
4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike dhe 44000 anetare te saj me vendimet e tyre historike kane vendosur te marrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie per t’i hapur rruge rithemelimit te saj!
Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar te mos behen pjese e pengmarrjes se PD dhe te lexojne e respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!
Opozita nuk eshte as vule dhe as brave por vullneti i demokrateve i shprehur qarte me vote ne referendumin historik te dt 18 Dhjetor!
Sot eshte dita per t’ju bashkuar vullnetit te sovranit dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!
Komisioni i Rithemelimit
g.v/abcnews.al