Nëna e Selena Gomez, Amanda Tiffy, ka rrëfyer betejën shëndetësore për shkak të koronavirusit. 45-vjeçarja ka qëndruar në spital pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar kur u infektua. Duke folur për revistën People, ajo tregoi se mjekët i kishin thënë se rrezikonte të vdiste.
“Një javë para se të shkoja për të marrë dozën e parë, u infektova me virus. Gjithë kohën kam qenë në shtëpi. Kur pata temperaturë, niveli i oksigjenit arriti në 69 dhe më dërguan me urgjencë në spital. Filluan të më pyesnin pse nuk e bëra vaksinën.
Dhe u thashë ta diskutonin më vonë, se nuk merrja dot frymë. Më thanë se nëse trupi im nuk i përgjigjej trajtimit, do të kisha dy ditë jetë”, tha ajo në një intervistë për People. /abcnews.al