Mikele me gjyshen performojnë si Rose dhe Jack, të qeshurat nuk mungojnë në “T’ka mami yll”

schedule19:06 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 19:06 - 22 Dhjetor, 2021

Kjo e mërkurë është ndër ditët më të bukura në dance reality show “T’ka mami yll”.

Fëmijët kanë nisur të bëjnë provat e para me familjarët e tyre, pasi të shtunën është mbrëmja familjare.

Ajo që ka marr më shumë vëmendje është performanca e Mikeles me gjyshen, të cilët po interpretonin personazhet e filmit “Titanic”, Rose and Jack.

Kjo performancë është shoqëruar me shumë të qeshura nga të gjithë, sidomos nga Mikele, i cili do ta ruajë si një kujtim për të gjithë jetën./abcnews.al