Qyteti i Lezhës është pa energji elektrike. Siç raporton gazetari Gjergji Figuri një përcjellës i linjës 220 kilovolt të linjës OST është këputur dhe ka renë në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.
Për pasoja i gjithë qyteti ka mbetur pa energji. Teli ka rënë në zonën e banuar, pikërisht në lagjen Gurra duke krijuar panik, ndërsa grupet e OSSHEE janë vendosur në terren, por kërkohet ndërhyrja e OST për të normalizuar situatën. /abcnews.al