Ish presidenti ukrainas Poroshenko rrezikon deri në 15 vite burg, pas akuzave për tradhti të lartë dhe mbështetje të organizatave terroriste. Hetuesit dyshojnë se ai është i përfshirë në organizimin e furnizimeve të paligjshme me qymyr, që merrej nga zonat e kontrolluara nga rebelët në Donabas, të cilët financoheshin në këtë mënyrë.
President i vendit në periudhën 2014 – 2019 dhe aktualisht deputet, 56 vjeçari nuk do të marrë pjesë në marrjen në pyetje të kësaj jave, sipas konfirmimit të avokatëve të tij. Këta të fundit e konsiderojnë si një çështje absolutisht false dhe se shumë shpejt të gjithë do e shohin se sa absurde është e gjithë kjo.
Faktet që e shohin në rolin e të pandehurit të vetëm datojnë në fund të 2014-ës dhe në fillim të 2015-ës. Sipas partisë së tij – Solidaritet Europian, Poroshenko nuk do të kthehet në Ukrainë brenda këtij viti, pasi po kryen disa udhëtime jashtë vendit.
/abcnews.al

