Thomas Brdaric ka folur për mediat para ndeshjes kundër Kukësit. Ai ka një mesazh për lojtarët e ekipit të tij, ndërkohë që nuk merr përsipër të premtojë fitore kundër verilindorëve.
“Ne duhet të jemi shumë të përgatitur për të pritur Kukësin në stadiumin tonë. Skuadra duket me shumë vetëbesim dhe e gatshme për të bërë një punë të mirë me përqendrim nesër. Qoftë ne, qoftë Kukësi, jemi skuadra që duam të luajmë futboll. Nesër të përqendrohemi në mbrojtje që t’i tregojmë se nuk jemi të lehtë për t’u mundur”.
“Fitores e Kukësit në Shkodër? Ata e shijojnë të luajnë këtu, sepse është një stadium i bukur. Ne të jemi të fokusuar të marrim më të mirën”.
“Kukësi-Partizani? Është bukur të shikosh ndeshjet nga afër. Ne të marrim të mirat nga ajo ndeshje, sepse kemi bërë analizën e duhur të kundërshtarit. Dua të them faleminderit për fansat, na kanë mbështetur shumë. Ne duhet të jemi krenarë për ta dhe nesër duhet të marrim pikë për ta”.
A ua premton fitoren si një dhuratë për festa tifozëve? Brdaric thotë: “Nuk jam Zoti, jam trajner. Ajo që premtoj është të japim maksimumin dhe të shkaktojmë stres te Kukësi. Kemi besim te ekipi ynë. Kemi lojtarë që janë të gatshëm për të treguar veten. Nëse kemi boshllëqe, jemi patjetër të hapur për merkato”. / acnews.al