Një 65 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dy ditë më parë ka plagosur me thikë një shtetas.
Sipas policisë shtetasi me iniciale A. S., 65 vjeç, banues në Xhavzotaj ishte shpallur në kërkim pasi në datën 20.12.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasin K. H.
“Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Policia e Durrësit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, ka organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
A.S., 65 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës.
Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi në datën 20.12.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasin K. H.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al