Borussia Dortmund nuk dorëzohet për Erling Haaland dhe plani është që ta mbajnë sulmuesin edhe një sezon në ekip.
Bild shkruan se verdhezinjtë duan t’i dyfishojnë pagën norvegjezit dhe t’ia bëjnë 16 milion euro, çka e bën atë më të paguarin në skuadër.
Deri më tani është Reus “mbreti”, me 12 milion euro në sezon. Krahas rrogës, Haaland mund të përfitojë të tjera para përmes sponsorit teknik, Puma.
CEO i Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka deklaruar mes të tjerash së fundmi: “Nëse ai do një eksperiencë të re, është në rregull.
Sidoqoftë Erling e këshillojmë ta shqyrtojë vetë nëse edhe një vit me Dortmund do të ishte i mirë për zhvillimin e tij”. / oversport.tv