Pas skandalit të patronazhistëve një tjetër skandal i rëndë ndodh me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.
Është fjala për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën, që po shpërndahet në Whatsapp.
Lexo edhe: SKANDALI/ Prokuroria nis verifikimet për rrjedhjen e databazës me rrogat e shqiptarëve
Nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste të cilën Opinion.al, thotë se e posedon, por thekson se “sigurisht në ruajtje të privatësisë së personave në fjalë kjo listë nuk do të publikohet“./Opinion.al