Goditet grupi i trafikantëve në Tiranë, sillnin egjiptianë me ftesa fiktive dhe i “përcillnin” për në BE

schedule09:34 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 09:34 - 22 Dhjetor, 2021

Një 49-vjeçar me iniciale A.B. banues në Vaqarr dhe me kombësi të huaj është vënë në pranga ndërkohë që tre persona të tjerë janë vënë nën hetim në kuadër të operacionit “THE INVITATION”.

Policia bën me dije se po hetohen në gjendje të lirë tre gra F. B. (D)., 43 vjeçe, H. D., 67 vjeçe dhe A. H. (D)., banuese në Vaqarr, Tiranë.

Të katërt këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe me persona të tjerë kryesisht ngha Egjipti siguronin ftesa fiktive për shtetas të huaj për të ardhur në Shqipëri me pretekstin e turizmit dhe më pas u siguronin ndihmë për të kaluar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Tashmë po vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Vijon operacioni policor i koduar “THE INVITATION”. Goditet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Rinas, një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga 1 shtetas i huaj, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të operacionit policor të koduar “THE INVITATION”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

A. B., 49 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim; Gjithashtu u proceduan penalisht shtetaset F. B. (D)., 43 vjeçe, H. D., 67 vjeçe dhe A. H. (D)., banuese në Vaqarr, Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, kryesisht në Egjipt, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj, kryesisht nga Egjipti, për të ardhur në Shqipëri, me justifikimin për qëllime turistike, të cilëve më pas iu siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim”, njofton policia. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!